Kuizi i diturisë "LUGINA GARON 2016", shikoni të gjitha  (video)
Lokale

Kuizi i diturisë "LUGINA GARON 2016", shikoni të gjitha (video)

02.Apr.2015 14:27
0
Ndërmarrja Informative Publike "RTV PRESHEVA" në Preshevë, duke dashur që të vazhdoj traditën në realizimin e projekteve të rëndësishme dhe të nevojshme, për qytetarët e Luginës së Preshevës, edhe këtë vit (për të pestën herë me radhë), po realizon kuizin e diturisë "LUGINA GARON", me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës.

Ky projekt, i filluar së realizuari në vitin 2012, u pranua edhe këtë vit nga ana e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës (shumica e tyre pjesëmarrëse), si një projekt shumë i rëndësishëm në edukimin e nxënësve.

Pas takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e shkollave janë bërë përgatitjet teknike për realizimin e këtij kuizi të diturisë që me të drejtë edhe po mban emrin “LUGINA GARON”, pasi që në të po marrin pjesë shkolla fillore dhe të mesme nga e tërë Lugina.

Këtë vit, ekipet garuese do të garojnë me nga 4 (katër) garues si dhe udhëheqësi i tyre. Nxënësit do të garojnë në rubrikën - PYETJE TË PËRGJITHSHME, rubrikën PO-JO, rubrikën ZBULOJMË PERSONALITETIN, rubrikën BASHKOJMË ÇIFTET, si dhe rubrikën ASOCIACIONET. Të gjitha pyetjet, në të cilat do të duhet të përgjigjen garuesit, janë nxjerrë nga fushat: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, informatikë, histori, gjeografi, edukatë fetare, psikologji, filozofi, sociologji, biologji, kimi, fizikë, art, kulturë, edukatë fizike, sport, edukatë muzikore, muzikë, film,...të cilat janë përgatitur nga arsimtarë e profesor të shkollave fillore e të mesme.

Për përgatitjen e pyetjeve, organizimin e përgjithshëm si dhe menaxhimin dhe mbarëvajtjen e kuizit është angazhuar Zejnulla Dauti, gazetar-redaktor në RTV Presheva, ndërsa i tërë projekti është mbështetur financiarisht nga donatorë të ndryshëm. Sponsor gjeneral i kuizit është kompania VM center në Preshevë ndërsa sponzor të artë janë Këshilli kombëtar i shqiptarëve si dhe Studio për dizajn e grafikë Prodesign në Preshevë.  

Në xhiron e parë të edicionit të sivjetëm garuan ekipi i shkollës fillore "Ali Bektashi" nga Nasalca dhe ekipi i shkollës fillore "9 Maji" nga Lerani dhe pas një ballafaqimi mjaftë dinjitoz fitues doli ekipi i sh.f. "9 Maji" i cili grumbulloi 59 pikë ndërsa ekipi i Nasalcës 44 pikë. 

Kuizi do të filloj të transmetohet në RTV PRESHEVA, RTV SPEKTRI, RTV BUJANOCI si dhe në portalin informativ www.titulli.com, që nga e hëna më 07.03.2016, pikërisht në shënimin e ditës së mësuesit dhe do të vazhdoj së transmetuari çdo të hënë dhe të enjte, për 18 xhiro apo 9 javë rresht.

Ekipet finaliste nga shkollat fillore si dhe ekipi fitues i gjimnazistëve, të shoqëruara nga arsimtarët udhëheqës të tyre, është paraparë që pas përfundimit të garave, të bëjnë një ekskursion në Republikën e Shqipërisë, ku do të kenë rastin të vizitojnë monumente të rëndësishme historike dhe kulturore.

 

 

 

Jonuz Musliu me rrogë më të madhe se të kryetarit të Serbisë!
Tahiri e ngrit çështjen librave shqip për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration